E konsideroi mashtrim infektimin me Covid-19, Alketa Vejsiu reagon ndaj akuzave të ndjekëses

schedule15:51 - 22 Tetor, 2020

schedule 15:51 - 22 Tetor, 2020

Moderatorja Alketa Vejsiu njoftoi dy ditë më parë se kishte kaluar Covid-19 dhe se tashmë ndodhej në gjendje të mirë shëndetësore. Përmes një postimi në rrjete sociale, Alketa tha se kishte qëndruar në izolim për 14 ditë, ndërsa bëri apel ndaj të gjithëve që të respektojnë rregullat dhe të kujdesen për veten.

“Coronën e kam kaluar, tamponi doli negativ para dy javësh. Qëndrova 14 ditë në izolim në shtëpi. Jam mirë për fat. Kam dëgjuar raste vërtetë të rënda dhe lutem çdo ditë që Zoti të mbrojë njerëzit afër meje dhe të gjithë shqiptarët! Corona nuk është shaka. Kujdesuni për veten! Falenderoni Zotin dhe festoni çdo ditë që keni shëndet dhe jeni në jetë!”, shkroi Alketa.

Mirëpo, ka patur nga ata që e kanë konsideruar një mashtrim rrëfimin e moderatores se ka qenë infektuar me virus. Njëri prej ndjekësve të saj ka komentuar duke shkruar se “Nëse kalohet kështu corona, faleminderit e dashur se na e vërteton dhe njëherë këtë GËNJESHTËR TË MADHE”.

Ky koment ka tërhequr vëmendjen e moderatores e cila nuk ka nguruar t’i kthejë përgjigje ku shkruan me ironi: “Oh më fal se s’të kam azhornuar në kohë reale po kisha sikletin tim e s’mendova për ty“, ka shkruar Alketa. xh.d/abcnews.al