I vetmi futbollist shqiptar pozitiv me COVID-19 ia ka dalë ta fitojë betejën dhe FFK e ka njoftuar diçka të tillë. Sulmuesi i Kosovës U21 ka bërë edhe testin e dytë për Coronavirusin dhe ka dalë negativ.
“Futbollisti i Hannoverit dhe i Kombëtares së Kosovës U21, Valdrin Mustafa është shëruar nga Coronavirusi Covid-19. Ka qenë vet futbollisti i cili gjatë ditës së sotme ia ka konfirmuar presidentit të FFK-së, Agim Ademi, se testi i dytë për Coronavirus i ka dalë negativ.
Ai me këtë rast në emrin e tij dhe të familjes e ka falënderuar presidentin Ademi dhe FFK-në për interesimin e treguar dhe është shprehur mirënjohës, duke premtuar se do të rikthehet fuqishëm në fushën e gjelbër dhe çdo herë do të jetë i gatshëm për të dhënë maksimumin për Kosovën.
Federata e Futbollit e Kosovës i dëshiron Valdrinit aktivizim sa më të shpejtë në futboll dhe suksese në klubin e tij Hannover dhe në Kombëtaren U21”, shkruhet në njoftimin e FFK. / abcnews.al
https://www.instagram.com/p/B-PYpvhltw6/?utm_source=ig_web_copy_link