Konfirmohet edhe një tjetër futbollist me Coronavirus. Testet për mbrojtësin Timo Hubers kanë dalë pozitive dhe është vetë klubi gjerman i Hanover 96 që e bën të ditur diçka të tillë përmes një postimi në faqen zyrtare në “Facebook”.
Në njoftimin e klubit gjerman bëhet me dije se 23-vjeçari nuk ka pasur kontakt me shokët e skuadrës dhe ata nuk kanë problem dhe nuk janë në rrezik. Gjermania është një nga shtetet evropiane ku Coronavirusi është përhapur.
Deri më tani numërohen më shumë se 1000 raste, kurse vdekshmëria ka qenë e ulët. Vetëm 3 viktima ka pasur në Gjermani, ku janë marrë të gjitha masat për ta kaluar këtë situatë të vështirë. /abcnews.al