E konfirmuar: Laçi pa trajner, largohet Armando Cungu

schedule10:43 - 26 Nëntor, 2020

schedule 10:43 - 26 Nëntor, 2020

Tre pikë në katër ndeshje për një ekip, që është ndërtuar për synuar titullin kampion janë shumë pak. Laçi humbi dje ndaj Kukësit dhe nuk arriti të marrë ende fitoren e parë në Kategorinë Superiore të këtij edicioni.

Në të tilla raste trajneri është përgjegjësi kryesor. Këtë paradite mësohet se Cungu dhe Laçi kanë ndërprerë bashkëpunimin mes tyre, pas rezultateve negative të këtij fillimsezoni. Në një kontakt të shkurtër të Abcnews.al, trajneri e konfirmon personalisht largimin nga Laçi.

Cungu lë Laçin pas më shumë se një viti me një rekord prej 38 ndeshjesh, 21 fitoresh, 7 barazimesh dhe 10 humbjesh dhe kualifikimit në Europa League e kalimit të një turi. Cungu u vendos në krye të ekipit kurbinas tetorin e viti të shkuar, ku zëvendësoi Sulejman Starovën. /abcnews.al