E konfirmuar, infektohet me koronavirus trajneri i gjigantit turk

schedule11:30 - 12 Shtator, 2020

schedule 11:30 - 12 Shtator, 2020

Sërish të infektuar me covid-19 në botën e futbollit. Këtë herë e ka pësuar një trajner dhe ai ësht, kreu i pankinës së Besiktas në Turqi.

Vetë klubi i Superligës ka dalë me një njoftim dhe bën me dije se pas një testimi rutinë në prag të nisjes së kampionatit, trajneri Yalçin ka rezultuar pozitiv me covid-19.

Kështu, Besiktas nuk do ta ketë trajnerin në përballjen kundër Trabzonspor. Yalçin do të izolohet, në përputhje me protokollin e Ministrisë së Shëndetësisë. /abcnews.al