Prishtina do me çdo kusht titullin kampion dhe drejtuesit e klubit kanë janë përmbajtur, duke nënshkruar me Sabien Lilajn dhe së fundmi edhe me Gledi Micin.
Mbrojtësi i majtë refuzoi të rinovonte me Shkëndijën, që i bëri një ofertë për dy vite. Ai preferoi të ndryshonte skuadër dhe dëshira ishte të luante në Turqi.
Edhe në Superiore donin, por kërkesat e tij financiare ishin të larta. Në Kosovë vitet e fundit piaca është rritur dhe lojtarët po nënshkruajnë kontrata të majme.
Mici ndërkohë e ka konfirmuar se do të jetë lojtar i Prishtinës, pasi e ka deklaruar diçka të tillë për “Gazetaolle”. Mbrojtësi ka firmosur për një sezon, ndryshe nga Lilaj që nënshkroi për tre. /abcnews.al