E KONFIRMUAR: Dy lojtarë të Juventusit e mposhtin Coronavirusin

schedule14:59 - 15 Prill, 2020

schedule 14:59 - 15 Prill, 2020

Juventusi u prek nga COVID-19 dhe ishin tre futbollistë që dolën pozitivë. Së fundmi klubi bardhezi ka njoftuar se dy prej tyre janë shëruar dhe bëhet fjalë për Ruganin, i cili ishte i infektuari i parë te bardhezinjtë, dhe francezin Matuidi.

“Daniele Rugani dhe Blaise Matuidi iu nënshtruan, protokollit, një testi të dyfishtë për COVID-19. Testet sollën përgjigje negative dhe lojtarët janë shëruar plotësisht dhe nuk është e detyrueshme të qëndrojnë të izoluar në shtëpi”, thuhet në deklaratën e klubit italian.

Edhe Paolo Dybala ka dalë pozitiv me Coronavirus dhe pritet përgjigja e testit tjetër për të mësuar nëse ai dhe partnerja  e tij ia kanë hedhur. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!