E konfirmuar: Dy futbollistë të Partizanit me COVID-19, zbulohen emrat

schedule20:39 - 8 Korrik, 2020

schedule 20:39 - 8 Korrik, 2020

Konfirmohen dy raste pozitive me COVID-19 te Partizanin. Bëhet fjalë për Deian Boldor dhe Besnik Feratin, ndërkohë që është testuar edhe Amir Bilali. Të tre këta lojtarë udhëtojnë shpesh me njëri-tjetrin në stërvitje, por futbollisti nga Maqedonia e Veriut nuk është infektuar. Sipas protokollit, vetëm lojtarët e dalë pozitiv do të izolohen, kurse pjesa tjetër e skuadrës vijon normalisht stërvitjen për derbin me Tiranën.

NJOFTIMI – “FK Partizani njofton se dy prej pjesëtarëve të ekipit Deian Boldor dhe Besnik Ferati, kanë rezultuar sot pozitiv me Covid-19. Lojtarët ditët e fundit kanë shfaqur simptomat e para dhe menjëherë i janë nënshtruar testimit të tamponit nga ku kanë rezultuar pozitiv. Testimit të tamponit i nënshtruar edhe lojtari tjetër Amir Bilali, i cili ka rezultuar negativ.

Boldor dhe Ferati fatmirësisht gëzojnë gjendje shëndetësore të mirë dhe janë vetëkarantinuar në banesat e tyre. Ndërkohë asnjë lojtar dhe pjeswtar tjetër i ekipit nuk kanë shfaqur simptoma. Klubi ka marr të gjitha masat dhe ka zbatuar me rigorozitet protokollin shëndetësor të Federatës Shqiptare të Futbollit dhe ISHP (Insituti Shëndetit Publik) dhe do të vijojë ti përmbahet udhëzimeve për pjesen tjetër të skuadrës dhe stafit”. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!