Zinedin Zidane ka marrë një lajm jo të mirë ditën e sotme, pasi mesfushori Toni Kross është dëmtuar. Lajmi bëhet publik nga vetë klubi i Realit të Madridit, që njofton për problemin në aduktorin e këmbës së majtë. Momentalisht ky është informacioni që jepet nga klubi spanjoll.
Në orët në vijim mund të ketë të dhëna të tjera mbi kohën e rikuperimit të mesfushorit gjerman. Kross është një nga lojtarët kryesor të formacionit të Realit dhe Zidane shpreson që lojtari i tij të jetë i gatshëm sa më shpejt.
Kross është pjesë e Realit të Madridit prej gjashtë vitesh dhe ka qenë një nga kontribuuesit e rëndësishëm në arritjen e sukseseve në Champions League. Këtë sezon ai ka luajtur në tetë takime si titullar dhe ka shënuar një gol. /abcnews.al