E konfirmuar, Amir Abrashi humbet miqësoret me Spanjën e Gjeorgjinë

schedule19:54 - 23 Mars, 2022

schedule 19:54 - 23 Mars, 2022

Amir Abrashi nuk ia del dot. Mesfushori i kombëtares shqiptare pësoi një dëmtim me Grasshopers dhe nuk do të jetë në ndeshjet kundër Spanjës dhe Gjeorgjisë.

Pas kontrolleve mjekësore është konfirmuar që ai nuk mund të luajë dot në këto ndeshje, për shkak të problemit muskulor.

Kjo është konfirmuar edhe nga FSHF, ndërkohë që ende nuk ka ndonjë njoftim për ndonjë lojtar tjetër që do të grumbullohet në vend të Abrashit. / abcnews.al