Armando Vajushi ka gjetur skuadër të re. Sulmuesi shqiptar do të firmosë me ekipin e Petrolul Ploiesti. Vajushi do t’i bashkohet skuadrës që militon në kategorinë e dytë rumune dhe këtë gjë e ka konfirmuar edhe presidenti i klubit, Marius Stan.
Ky i fundit, konfirmoi tre afrime në klubin e tij, përfshirë dhe Armando Vajushin: “Tani për tani, do të vijnë tre futbollistë. Miguel Santos, Leonel Pearce dhe Armando Vajushi do të jenë afrimet e para për këtë merkato”, tha presidenti i Petrolul Ploiesti.
Vajushi për herë të fundit luajti me Teutën në Superiore, ku u aktivizua në nëntë takime. Në 410 minutat që sulmuesi anësor luajti me ekipin durrsak, goli i mungoi. Vajushi u nda me Teutën në verë, ndërsa tani pas gjashtë muajsh, më në fund ka gjetur skuadër.Vajushi ka luajtur 6 ndeshje edhe me kombëtaren e Shqipërisë, ku ka shënuar një gol./abcnews.al