E konfirmon presidenti i federatës, Carlo Ancelotti trajneri i Brazilit në vitin 2024

schedule08:04 - 5 Korrik, 2023

schedule 08:04 - 5 Korrik, 2023

Carlo Ancelottti do të jetë trajneri i ri i kombëtares braziliane të futbollit duke filluar nga viti 2024. Këtë e ka konfirmuar presidenti i Federatës Braziliane të Futbollit, Ednaldo Rodrigues.

Ancelotti aktualisht është trajneri i Real Madrid dhe kontrata e tij skadon në qershor të vitit 2024. Tekniku italian do të marrë postin e trajnerit të Brazilit nga Kupa e Amerikës, që do të luhet në verën e vitit 2024 në SHBA. Deri atëherë kombëtarja do të drejtohet në mënyrë të përkohshme nga Fernando Diniz.

Ish-trajneri i Milanit dhe Chelseat do të bëhet  i huaji i parë që do të drejtojë Brazilin për gati gjashtëdhjetë vjet. Trajneri i fundit i huaj i Brazilit ishte argjentinasi Filpo Nunez, i cili drejtoi ekipin kombëtar për një ndeshje në 1965./h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!