Joan Laporta, president i Barcelonës, dha një konferencë për shtypin duke premtuar se do t’i përgjigjej gjithçkaje. Një nga pyetjet lidhej me të ardhmen e Joao Félix dhe João Cancelo. Laporta konfirmoi:
“Ne duam që ata të vazhdojnë edhe për një sezon tjetër. Deco po punon dhe ne e dimë se Flick beson se ata mund të jenë të rëndësishëm. Ai ka menduar për ta kur ishte te Bayerni. Angazhimi ndaj La Masias është i pakushtëzuar. Flick ka investuar tashmë në formacionin e Bayernit, edhe kur ishte në Gjermani.
Do të takojë Lamine Yamal, Balde, Gavi, Pau Cubarsí, Fermín, Hector Fort, Araujo, Pedri… Do të punojë me të rinj me një të ardhme të madhe, të përforcuar nga të tjerë si De Jong, Gundogan, Leëandoëski. Ai është shumë i motivuar për të marrë maksimumin nga skuadra”, tha presidenti i “blaugranave”./ h.ll/abcnews.al