Siç u paralajmërua nga mediet franceze mëngjesin e sotëm Ousmane Dembele ka humbur pjesën tjetër të Europianit. Ylli i Barcelonës pësoi një dëmtim muskulor në ndeshjen me Hungarinë dhe do i duhet të paktën 3 javë për t’u rikuperuar.
DEKLARATA E FEDERATËS SË FRANCËS – “Ousmane Dembele ka kryr një ekzaminim me rreze X në spitalin e Budapestit mbrëmjen e së dielës. Koha e rikuperimit të sulmuesit nuk është e pajtueshme me qëndrueshmërinë e tij në skuadër.
Pasi diskutuam me lojtarin dhe mjekun e ekipit, Franck le Gall dhe trajneri Didier Deschamps kanë bërë të ditur se Ousmane Dembele nuk do të jetë i gatshëm për Francën në pjesën e mbetur të Europianit”, shkruhet në deklaratën e Federatës Franceze. /abcnews.al