I pyetur nga “DAZN”, drejtori i përgjithshëm i Interit, Beppe Marotta, ka konfirmuar se zikaltërit po mendojnë të transferojnë Piotr Zielinski, mesfushorin polak të cilit i skadon kontrata me Napolin qershorin e ardhshëm. CEO zikaltër shtoi se është ende herët për të ditur nëse ata do të jenë në gjendje të mbyllin transferimin e tij.
“Unë di vetëm se ai është një lojtar të cilit kontrata i skadon së shpejti, por mendoj se Napoli është shumë i vëmendshëm për të arritur një përfundim pozitiv nga tani e deri në fund të qershorit. Ne nuk jemi aspak afër, është e qartë se me Ausilio dhe Baccin ne mund të përpiqemi.
Ne po i ndjekim afatet, por është ende herët për të qenë në gjendje të ndërhyjmë. Shpresoj që të arrijmë një marrëveshje”, ka pohuar Marotta në lidhje me interesimin mbi 29-vjeçarin polak./h.ll/abcnews.al