E konfirmon “Bild”, pesë klube gjigante vihen pas Kai Havertz!

schedule18:42 - 4 Qershor, 2020

schedule 18:42 - 4 Qershor, 2020

E përditshmja gjermane, Bild, ka konfirmuar se plot 5 ekipe “big” janë vënë pas shërbimeve të talentit të Leverkusen, Kai Havertz. Bayern Munchen (që shihet dhe si ekipi favorit), Manchester United, Real Madrid, Liverpool dhe Chelsea janë skuadrat e interesuara.

Leverkusen është gati të shesë Havertz, por oferta duhet të jetë sipas kushteve të tyre: Më shumë se 100 milion euro! Vlera e 20 vjeçarit është 78.90 milion euro sipas Transfermarkt, por Leverkusen synon një shumë me 9 shifra.

Bayerni shihet si skuadra favorite për firmën e fantazistit gjerman, por duke parë interesimin e madh, vetë Havertz mund të tundohet për të provuar një eksperiencë të re, në një kampionat të ri./abcnews.al