E kishte Sazanin në “pëllëmbë të dorës”, Artan Hoxha: Pajisja misterioze në ishull orientonte gomonet e drogës

schedule13:08 - 7 Qershor, 2022

schedule 13:08 - 7 Qershor, 2022

Gazetari Artan Hoxha ka zbuluar detaje të tjera në lidhje me pajisjen misterioze që u gjet disa ditë më parë nga turistët në një zonë mbizoteruese të ishullit të Sazanit. Bëhet fjalë për një pajisje në formë konike, të lidhur me një panel diellor si edhe një motor të vogël me një buton që kur e shkel, nxjerr zhurmë.

Hoxha tha se nga hetimet e deritanishme ka rezultuar se pajisja nuk ka antenë të dërgimit të mesazheve apo të marrjes së tyre.

Rrjedhimisht sipas Hoxhës, ky fakt ul mundësinë e përdorimit të saj për qëllime spiunazhi duke rritur mundësinë që të jetë përdorur nga grupet kriminale për të informuar gomonet që kalonin në zonë për trafik droge në lidhje me lëvizjen e policisë.

Vazhdimisht, pas orës 17:00 në Sazan qendron motovedeta e policisë si edhe punonjësi i radarit dhe prandaj është e pamendueshme që një person të qendronte me atë pajisjen aty në bunker pa u pikasur nga punonjësi i radarit.

Kjo zonë është shfrytëzuar vazhdimisht nga grupet kriminale për transportin e lëndëve narkotike, por edhe të armëve apo njerëzve. Prandaj dyshohet se kjo pajisje mund të jetë vendosur aty për të orientuar grupet kriminale.

Sepse nëse do të përdorej celulari aty mund të pikasej dhe atëhere ata kanë gjetur këtë pajisje me zhurmë. Këtë e konfirmon edhe pozicioni që është vendosur pajisja”, tha Hoxha duke theksuar se zona përdoret shpesh nga grupet kriminal për transport të drogës.

Ne kemi patur grupe kriminale shqiptare që kanë dërguar drogë në sasi të mëdha deri në Turqi”, tha Hoxha. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!