Aktorja dhe këngëtarja e njohur amerikane, Emmy Rossum është bërë nënë për herë të parë.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë ajo, përmes një postimi në rrjetet sociale. Emmy ka publikuar një foto ku shihet me barkun e rrumbullakosur, krahas së cilës ka lajmëruar se e bija ka ardhur në jetë me datë 24 maj.
“24 Maj 2021. Në mëngjesin e një të hënë me diell, në orën 8:13, ne mirëpritëm vajzën tonë në këtë botë”, ka shkruar këngëtarja.
Emmy e kishte mbajtur të fshehtë lajmin e ëmbël se ajo dhe bashkëshorti, Sam Esmail do të bëheshin prindër./abcnews.al