Një fëmijë 8-muajsh është infektuar me koronavirus duke u bërë kështu një nga pacientët më të vegjël në moshë me Covid-19 në Australi. Autoritetet në Queensland njoftuan të enjten se foshnja ishte një nga 50 rastet e reja të konfirmuara në vend.
Në deklaratë thuhej:
“Queensland ka 50 raste të reja të konfirmuara me koronavirus duke bërë që numri i të infektuarve në vend të shkojë në 144. Nga këto raste të reja pacientët janë mes moshave nga një deri në 79 vjeç. Gjurmimi i kontakteve është duke u zhvilluar për 50 raste të reja. Queensland Health do të njoftojë komunitetin nëse kërkohet paralajmërim tjetër për shëndetin publik.”
Sa i përket fëmijës së vogël, raportohet të jetë një djalë tetë muajsh që jeton në Australinë e Jugut. Vogëlushi rezultoi pozitiv në 5 mars pasi u zbulua se edhe nëna e tij 40-vjeçare ishte e infektuar me Covid-19.
Nënë e bir kishin udhëtuar në Adelaide nga Irani përmes Kuala Lumpur më 1 mars. Një fëmijë gjashtë vjeçar u diagnostikua gjithashtu me virusin në New South Wales të enjten. /abcnews.al/


