Një 60-vjeçar është gjetur pa jetë mbrëmjen e sotme rreth orës 18:30 në rrugën “Siri Kodra” në një magazinë, të kthyer në banesë.
Viktima është me inicialet A.P. Policia deklaron se nga kqyrja paraprake nuk vërehen shenja dhune apo dëmtime të tjera fizike.
Grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, ku paraprakisht dyshohet për vdekje natyrale./ db/Abcnews.al