Detaje të reja janë publikuar në mediat greke në lidhje me 55 vjeçarin shqiptar të arrestuar dy ditë më parë në Athinë të akuzuar për trafiku të të miturve.
Sipas mediave mësohet se shqiptari Kujtim Demiri, kishte blerë një fëmijë 8 vjeç nga një familje e varfër në Tiranë, vetëm për 100 mijë lekë, një shumë që i korrespondon afërsisht 900 eurove. Më pas në mënyrë të paligjshme ai e kishte futur të miturin në Athinë dhe e ka detyruar të lyp në pjesët qendrore të kryeqytetit e më pas ti dorëzonte paratë.
LEXO EDHE: I dënuar me 15 vite burg për trafikim të miturish, kapet në Greqi 55 vjeçarin
Ndër të tjera mësohet se 55 vjeçari ka ushtruar dhe dhunë fizike ndaj tij. Ndërkohë arrestimi i tij është bërë dy ditë ma parë nga policia menjëherë pasi pas marrjes së informacionit nga Interpol Tirana u konstatua se ai ndodhej në Athinë.
Tashmë kanë nisur procedurat për ekstradimin e të arrestuarit në vendin e tij. Megjithatë, për autoritetet greke mbetet e panjohur se çfarë ka ndodhur me fëmijën 8-vjeçar./abcnews.al