E kishin vendosur në izolim për koronavirusin, 50-vjeçari italian ia mbath për të bërë ski

schedule19:41 - 4 Mars, 2020

schedule 19:41 - 4 Mars, 2020

Në Itali gjatë ditës së sotme janë shtuar 587 raste të reja me koronavirus dhe izolimi si duket po i bën njerëzit që të bëjnë “marrëzira”.

Sipas mediave italiane një 50-vjeçar, banues në një komunë të Padovas, një zonë jo pak e prekur nga Covid-19, ishte larguar nga karantina për të bërë ski në Trentino. Sipas raportimit të mediave, askush nuk e kuptoi se çfarë kishte ndodhur derisa 50-vjeçari u rrëzua dhe mori fraktura në femur.

Më pas, rasti u raportua në polici dhe burri mori kujdes shëndetësor, por edhe u testua për koronavirusin. Pas kontrolleve të kryera ai rezultoi i pastër.

Në spital, si në dhomën e emergjencave ashtu edhe tek radiologjia, raportohet të jenë marrë masat e duhura mbrojtëse në rast se 50-vjeçari mund të ishte i infektuar.

Pas tre ditëve në spital, “i arratisuri” u lirua nga spitali dhe vazhdon procesin e shërimit në shtëpi.

Numri total i të infektuarve me koronavirus në Itali është 3,089 nga të cilët, 107 kanë humbur jetën dhe 276 të tjerë janë shëruar plotësisht. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!