Të afërmit kanë dhënë dëshmitë e tyre për ngjarjen e rëndë të ndodhur mëngjesin e sotëm në Korçë.
Flamur Duçi u gjet i vrarë pranë godinës së biznesit të tij. Ndërkohë të afërmit janë shprehur për mediat se 45-vjeçari ishte i divorcuar nga bashkëshortja.
Më herët Duçi kishte jetuar në Francë bashkë me gruan, ndërsa pas kësaj ata janë ndarë dhe 45-vjeçari është kthyer.
Po ashtu të afërmit kanë rrëfyer se autorët e kishin çarë me mjete prerësë, ndërsa i kanë djegur edhe kokën.
Dyshohet se 45 vjeçarit i është bërë pritë, teksa ky i fundit po shkonte për të hapur biznesin e tij.
Ende nuk dihen motivet e kësaj ngjarje, ndërsa një pistë është ajo e konfliktit me njerëzit e ish-gruas së tij./abcnews.al