“E kishim mbyllur me Realin”, agjenti i Van De Beek shpjegon çfarë ndodhi

schedule20:14 - 3 Shtator, 2020

schedule 20:14 - 3 Shtator, 2020

Donny Van De Beek është lojtari më i ri i Manchester United. Mesfushori ofensiv ra në sy vitet e fundit me paraqitjet pozitive me Ajax dhe shumë klube “big” ishin në garë për shërbimet e tij.

Në fund festuan “Djajtë e Kuq”, të cilët paguan 39 milion euro në arkat e klubit holandez. 23-vjeçari ka firmosur një kontratë 5-vjeçare me United, teksa agjenti i tij, Sjaak Swart, në një prononcim për Marca, zbulon një prapaskenë të merkatos.

Ndër klubet që interesoheshin për Van De Beek ishin edhe Barcelona, Real Madrid, Juventus dhe Arsenal. Në muajin mars ishte gjithçka gati për kalimin e djalit te Reali, por shpërtheu pandemia dhe gjithçka u shty.

Klubet humbën shumë në aspektin financiar dhe merkato ndryshoi krejtësisht pas koronavirusit“, deklaron agjenti i lojtarit holandez. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!