“E kishim mbyllur me Edin Dzeko”, Paratici rrëfen si ngeci gjithçka

schedule20:31 - 27 Shtator, 2020

schedule 20:31 - 27 Shtator, 2020

Edin Dzeko mund të ishte sonte në fushë me fanellën bardhezi dhe këtë e pranon hapur edhe drejtori sportiv i Juventusit, Fabio Paratici.

Ai tregon se e kishin arritur marrëveshjen, por më pas gjithçka u prish për shkak se Roma nuk mori dot Arek Milik. Polaku do të zëvendësonte boshnjakun te skuadra kryeqytetase.

“Marrëveshja për të transferuar Edin Dzeko nga Roma ishte thuajse e kryer, të jem i sinqertë. Pastaj gjithçka u bllokua për shkak se marrëveshje Milik-Roma. Pastaj ne kishim mundësinë të firmosnim me Morata dhe ne e duam atë. Ky është tregu i transferimeve, gjithçka ndryshon në 24 orë”, është shprehur Paratici për Sky Sport para ndeshjes me Romën. /abcnews.al