E kërkonte Italia, kapet në Vlorë 36-vjeçari

schedule09:45 - 31 Maj, 2019

schedule 09:45 - 31 Maj, 2019

Një 36-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Italia, është arrestuar në Vlorë. Në pranga ka rënë 36-vjeçari nga Fieri me iniciale R.K., ndaj të cilit ka urdhër arresti të lëshuar në vitin 2018 nga Gjykata e Breshias në Itali.

Pas informacioneve që policia kishte marrë në rrugë operative,  se 36-vjeçari  u kap në një lokal në lagjen “Pavarësia” të Vlorës. Ai akuzohet për pjesëmarrje në organizatë kriminale me qëllim trafikun e lëndëve narkotike e kryer në bashkëpunim, vepër penale që dënohet deri në 20 vite burgim.

“Bashkëpunimi Polici-Interpol-Komunitet, vë në pranga 36 vjeçarin për veprën penale “Pjesëmarrje në organizatë kriminale me qëllim trafikimin e lëndëve narkotike, kryer në bashkëpunim”

Në vijim të punës intensive për kapjen e personave të shpallur në kërkim, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, falë edhe bashkëpunimit me qytetarët, Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë, në bashkëpunim me Interpol Tirana, organizuan punën në grup për kapjen e 36 vjeçarit.

Si rezultat, në një lokal të lagjes “Pavarësia” Vlorë, u arrit kapja dhe arrestimi i shtetasit R. K., 36 vjeç, banues në Fier.

Gjykata e Breshias/Itali në vitin 2018, ka lëshuar urdhër arresti ndërkombëtar ndaj shtetasit R. K., për veprën penale “Pjesëmarrje në organizatë kriminale me qëllim trafikimin e lëndëve narkotike, kryer në bashkëpunim” sipas Kodit Italian, ku maksimumi i dënimit është deri në 20 vite burgim.

Materialet i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftimin e policisë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!