Klubi i Milanit i ka bërë disa plane për merkaton e verës, e cila është shtyrë për në muajin shtator si pasojë e Coronavirusit. Në listë janë disa emra dhe sipas raportimit të “TuttoMercatoWeb”, Cengiz Under është një prej tyre.
Sulmuesi anësor i Romës shikohet nga drejtuesit si një përforcim i goditur për të ardhmen. Ata kërkojnë një Milan me elemente të rinj dhe Under duket se i përmbush të gjitha kushtet. Klubi romak e ka vendosur në merkato turkun, ku dhe Everton ka shfaqur interesim për shërbimet e tij.
Ndoshta një kalim në Premier League mund ta tundojë Underin, por Milan duket se është i qartë në synimet e tij. Megjithatë është ende shumë shpejt dhe vetëm koha do ta tregojë nëse kuqezinjtë do ta transferojnë apo jo sulmuesin e Romës. /abcnews.al