Newcastle është shumë afër goditjes së madhe në këtë merkato vere, pasi Alexander Isak pritet të veshë fanellën e sheikëve.
Sipas asaj që raporton “Diario Vasco”, sulmuesi suedez ka pranuar ofertën e Newcastle, duke i thënë jo kalimit te Arsenali, një tjetër skuadër që kërkonte shërbimet e tij.
Po sipas burimit në fjalë marrëveshja është afër të arrihet mes të dyja klubeve, shuma që duhet paguar do të jetë 70 milionë euro plus pesë milion në bonuse.
Kjo do të ishte shitja më e madhe në histori të Real Socidedadit, me Isak që do të fitonte një pagë të majme.
Besohet se paga e tij te “Magpies” do të jetë mbi 200 mijë euro në javë, e që do ta bënte atë më të paguarin në klub. /f.a/abcnews.al