Eder Militao është një nga lojtarët kyç të Real Madrid, i cili është kthyer në një shtyllë kryesore në repartin e mbrojtjes.
Për brazilianin paraqitjet nuk kanë ngelur pa u vënë re edhe nga skuadra të tjera të mëdha, teksa Chelsea ka shfaqur interesim për shërbimet e tij. Londinezët i kanë ofruar një kontratë pesë vjeçare me pagë 10 milionë euro në sezon plus bonuse.
Me të mbërritur zëra të tillë në veshin e “Los Blancos”, drejtuesit kanë filluar me punën për të bërë gati edhe rinovimin e kontratës me qëndërmbrojtësin brazilian.
Kontrata aktuale e Militaos me Realin skadon në verën e vitit 2025, derisa Reali synon që t’ia vazhdojë edhe për dy vite të tjera duke i ofruar edhe një pagë më të lartë se sa fiton aktualisht.
24-vjeçari aktualisht fiton 8,6 milionë euro neto në sezon, derisa me kontratën e re synon që të shkojë në rreth 12 milionë euro pagë vjetore.
Brazilian është i vendosur të qëndrojë në Madrid, pasi ndihet i rëndësishëm dhe si lider në mbrojtjen e kampionëve në fuqi të Evropës.
Edicionin e fundit Militao zhvilloi 50 ndeshje në të gjitha garat ku shënoi edhe dy gola e asistoi në tre të tjerë. /f.a/abcnews.al