Një dokumentar mbi jetën e Mbretëreshës Elizabeth i transmetuar në Netflix i titulluar “Jeta madhështore e Mbretëreshës Elizabeth II” deklaroi se monarkia e ndjerë gjatë daljeve zyrtare duhet të lëvizte sa më ngadalë që të ishte e mundur, në mënyrë që njerëzit të kishin kohë për ta parë atë.
Gjatë mbretërimit të saj 70-vjeçar, nuk e kemi parë ndonjëherë me nxitim. Megjithatë, një fotografi shumë e rrallë e mbretëreshës Elizabeth ka dalë së fundmi, ku ajo shfaqet duke vrapuar drejt shkallëve.
Sipas raportimeve, mbretëresha vrapoi në shkallët e Kalasë Balmoral për të ndryshuar shpejt një set fotografik. Fotoja është bërë në vitin 1967 nga David Montgomery, i cili vendosi të kapte Mbretëreshën në një moment të ndryshëm nga ai që jemi mësuar.
Ju kujtojmë se Mbretëresha Elizabeth u nda nga jeta më 8 shtator në Kalanë Balmoral, i cili ka qenë vendi i saj i preferuar. Ajo madje e ka cilësuar si “parajsë në tokë”./abcnews.al