E keni makinën me gaz? Duhet ta shikoni patjetër këtë video

schedule10:31 - 9 Qershor, 2021

schedule 10:31 - 9 Qershor, 2021

Një ngjarje e çuditshme ka ndodhur në qytetin Bartin të Turqisë, e cila është regjistruar nga fillimi deri në fund nga kamerat e sigurisë. Një person shkoi për të mbushur me gaz makinën, por ajo shpërtheu në flakë sapo tentoi ta ndizte.

Për fat të mirë ai doli nga makina menjëherë duke shpëtuar jetën në sekondat e fundit, ndërsa punonjësit e karburantit ndërhynë për të shuar flakët.

Shoferi ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore në spital. /abcnews.al