VATIKAN- Zgjidhet Papa i ri! Nga oxhaku i Kapelës Sikstine doli tym i bardhë disa minuta pas orës 18:00, që do të thotë se Konklava ka arritur dakordësi për të zgjedhur Papën e ri që do të pasojë Papa Françeskun.
Papa e ri u zgjodh pas raundit të katërt të votimit.
Kujtojmë se ditën e djeshme dhe paraditen e kësaj të enjteje doli nga oxhaku, tym i zi, që nënkuptonte se kardinalët nuk arritën dot të zgjidhnin Papën e ri.
Sot ishte dita e dytë e Konklavës papnore, e cila është mbledhur brenda Kapelës Sikstine. 133 kardinalëve që kanë të drejtën e zgjedhjes nuk u është lejuar komunikimi me botën e jashtme gjatë kësaj kohe.
Ende nuk dihet se cili është përzgjedhur si Papa i ri, i cili do të jetë pasardhës i Papa Françeskut që ndërroi jetën muajin e kaluar. Tani Papa i ri pritet që të dalë në ballkon në orët e ardhme.
Ai do të tregojë emrin e tij papnor dhe më pas Papa i ri do të flasë shkurt, ku do të thotë dhe një lutje. Kurorëzimi i tij zyrtar do të zhvillohet në ditët pas zgjedhjes së tij. Dy papët e fundit janë inauguruar në Sheshin e “Shën Pjetrit.
/abcnews.al

