“E kemi një vajzë”, Inida Gjata flet për vajzën 21-vjeçare të partnerit, Christian

schedule22:11 - 19 Qershor, 2021

schedule 22:11 - 19 Qershor, 2021

Inida Gjata dhe partneri i saj gjerman Christian Kreuz ishin të ftuar mbrëmjen e kësaj të shtune në emisionin “Soiree” me Jonida Shehun në ABC për të folur për koncertin që do sjellin të dy, por gjithashtu për të zbuluar detaje nga marrëdhënia e tyre.

Edhe pse sot i shohim shumë të lumtur, ata kanë qëndruar të ndarë me njëri-tjetrin për 1 vit.

“Patëm një periudhë të vështirë dhe u ndamë, por prapë e donim njëri-tjetrin. Nuk ishim dot në gjendje të kuptonim si ta çonim më tutje bashkëjetesën në harmoni, por e gjetëm mënyrën. Njerëzit ndryshojnë, por jo gjithmonë ndryshojnë në të njëjtin drejtim. Kur merr një distancë sheh më qartë se si është marrëdhënia”, është shprehur Christian.

Kjo ndarje e tyre për Inidën në fakt ka qenë një gjë pozitive pasi tanimë e ka forcuar akoma më shumë raportin e tyre.

“Unë do doja t’ua sugjeroja të gjithëve. Krizat në çift, sidomos në marrëdhëniet që kanë kohë që janë bashkë, janë të vazhdueshme dhe të zakonshme. Në momente të caktuara kur je shumë i nxehur mbase merr edhe vendime radikale, të gabuara, të nxituara. Distancimi, të qenit vetëm na bëri e para që të kuptonim defektet tona.

Përpara se të vesh gishtin tek tjetri, duhet të shohë problemet e tua. Unë kuptova që më kishte munguar qetësia, vetmia, koha për vetveten. Kuptova që Christian ka të drejtë në shumë gjëra. Kam disa difekte për të cilat duhet të punoj që t’i ndryshoj, jo vetëm për të përmirësuar marrëdhënien me Christian, por në përgjithësi për të përmirësuar marrëdhënien e me të tjetër”, është shprehur Inida Gjata Kreuz.

Ata janë pyetur nga moderatorja Jonida Shehu nëse kanë plane për një fëmijë, Inida ka treguar se ata duan shumë, por për arsye shëndetësore të saj nuk kanë mundur dot të bëjnë. Ndër të tjera artistja ka shtuar se do t’i nënshtrohen takimeve me mjekë për ta bërë të mundur dhe se Christian ka një vajzë 21-vjeçare.

“Të dy e kemi menduar, por kjo është një cështje që lidhet me një problem shëndeti që kam unë, që është një gjë jo shqetësuese, por thjesht e vështirëson pak procesin e shtatzënisë. Christian e ka një vajzë 21-vjeçare që ne e duam shumë që jeton në Berlin, nuk jeton me ne, por vjen na takon dhe ne shkojmë ta takojmë. E kemi një gocë, unë e kam më shumë si shoqe. Kemi një takim kur të kthehemi (në Gjermani) me një mjek për të provuar IVF”, ka shtuar Inida. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!