Princi William ka folur publikisht për preferencat muzikore. Gjatë një dalje televizive në ‘Time to Walk’, ai u tregua i sinqertë, duke zbuluar si fiton energji.
“Nuk ka asgjë më të mirë se ne mëngjesin e të hënës, kur jeni paska të lodhur pas fundjavës dhe përpiqeni t’i riktheheni realitetit, duke dëgjuar AC/DC, ‘Thunderstruck’.
Më duhet të them se e kam dëgjuar një milion herë. Kjo këngë të zgjon nga gjumi, të jep humor të mirë dhe ndihesh sikur mund të marrësh gjithçka çka do”, tha 39-vjeçari.
Më tej, ai foli edhe për muzikën që dëgjon familja e tij në mëngjes.
“Shumicën e mëngjeseve ka ‘luftë’ mes Charlotte dhe George për atë se cila këngë duhet ta lëshojmë në mëngjes. E preferuara e gjithë familjes është ‘Waka Waka’, nga Shakira”, tha Princi William./abcnews.al