Dy ditë më parë, Kleviol Ahmeti i njohur si “Cllevio Serbiano” u përfshi në një sherr me reperin Noizy. Videoja që tregonte momentin ku Noizy grushtonte Cllevion bëri xhiron e rrjeteve sociale dhe thuhet se shkak ka qenë ofendimet e shumta të këtij të fundit që i kishte nisur prej kohësh.
Ndërkohë, një tjetër video që është realizuar pak kohë më parë, ku shihet Cllevio teksa ndjek babain e reperit, Bashkim Rajku, po qarkullon në rrjet. Në një moment gjatë videos, reperi e ndalon Bashkimin dhe i thotë: “O xhaxh, po të përshëndes për qejf, edhe unë jam një nga ata që djali jot nuk e ka qejf.
LEXO EDHE: Zbardhet dëshmia e parë e Noizy-t pas shpërthimit me tritol, çfarë u tha policëve
Po ti je baba dhe ke kampion djalin, pavarësisht se ne në rrugë, unë jam Cllevio Serbiano, respekte, gjujts nga Amerika”, iu drejtua Cllevio babait të Noizyt. Kujtojmë që një ditë më parë, Cllevio u arrestua nga policia e Lushnjes pasi ndaj tij ishte në fuqi masa e sigurisë “Arrest në shtëpi”.
Ndërkohë, në orët e para të mëngjesit të sotëm, iu vu tritol njërit prej bizneseve të Noizy-t. Sipas policisë tritoli ka shpërthyer rreth orës 04:24, në lagjen Nr.13, në një ambient (butik rrobash) të marrë me qira nga shtetasi Bashkim Rajku.
LEXO EDHE: Tritoli në biznesin e Noizy-t, reagon policia