“E kapi në kohë”, Nwabueze operohet dhe mbyll aventurën në Superiore

schedule17:43 - 3 Maj, 2021

schedule 17:43 - 3 Maj, 2021

Kyrian Nwabueze nuk do të jetë pjesë e Laçit në vazhdim. Sulmuesi, i cili vjet u shpall golashënuesi më i mirë i kampionatit me 24 gola, largohet dhe shkak kanë qenë edhe problemet shëndetësore, që amerikani i pasur të shpeshta kohët e fundit.

Nwabueze madje ka kryer edhe një ndërhyrje kirurgjikale në kokë së fundmi, çka ka bërë që të mbyllë sezonin. Gazetari Ylli Aga, në emisionin “Gol pas Goli” në Supersport, foli për situatën që ka kaluar goleadori i Laçit.

“Nwabueze ka patur një bllokim të enëve të gjakut. Shqetësuese dhe me fat që është kapur në kohë. Ka pasur dhimbje koke dhe ka shkuar në spital. Është bërë një ndërhyrje shumë e vështirë, ka kushtuar shumë.

Ka qenë pagesa më e rëndësishme që është bërë ndonjëherë nga klubi i Laçit për këtë lojtar. Fati i mirë është që ai është jashtë rrezikut për jetën dhe fat i keq është që humbasim një lojtar që ka lënë gjurmë në futbollin tonë”, tha Aga në lidhje me Nwabueze. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!