E kanë vetëm 20 njerëz, historia tragjike e 2-vjeçares që vuan nga sëmundja e rrallë

schedule22:18 - 18 Janar, 2023

schedule 22:18 - 18 Janar, 2023

Një vajzë dy-vjeçare po lufton me një çrregullim të rrallë që prek vetëm 20 njerëz në mbarë botën.

Sally dhe Jack Volley, nga Marshchapel, mirëpritën vajzën e tyre Olivia tre muaj para kohe dhe ajo ka kaluar 11 muajt e parë të jetës së saj në spital në Newcastle.

Prindërit e saj nuk e kuptonin pse Olivia ka qenë vazhdimisht e sëmurë, pas disa analizave foshnja u diagnostikua me një gjendje të rrallë anemi sideroblastike me imunodefiçencë të qelizave B, ethe periodike dhe vonesë zhvillimore (SIFD), duke shkaktuar probleme me trurin dhe mirëqenien e saj.

Duke qenë një nga vetëm 20 njerëzit në botë që dihet se vuanin nga SIFD, i gjithë procesi ka qenë i vështirë për prindërit e Olivia-s, të cilët e gjejnë veten duke u përpjekur të përballojnë disa herë këtë situatë të rëndë, Sally që pranon se i është dashur të heqë dorë nga puna e saj për t’u kujdesur për të voglën e saj.

SIFD do të thotë që Olivia ka ethe dhe lufton për të prodhuar qeliza të bardha të gjakut dhe trombocitet, si dhe ka zhvillim të vonuar.

Mjekët po planifikojnë për një operacion të ri transplantimi të qelizave staminale për të ndihmuar Olivian të përballet me disa nga sëmundjet që ajo trashëgon.

Megjithatë, për shkak të natyrës së sëmundjes së saj, do të thotë se ajo duhet të jetë në izolim të plotë për katër deri në gjashtë muaj.

Në një deklaraë e ëma: Olivia lindi në javën e 28-të dhe që nga dita e parë ajo duhej të bënte transfuzion gjaku dhe lindi me dy gjakderdhje në tru si dhe një vrimë në zemrën e saj./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!