“E kanë vënë re të gjithë se…”, Besniku “sfidon” hapur Jonidën

schedule15:56 - 9 Gusht, 2020

schedule 15:56 - 9 Gusht, 2020

Jonida Vokshi dhe Besnik janë një ndër çiftet më të dashur për publikun shqiptar. Dyshja kurorëzoi dashurinë e tyre në martesë në Shtator të vitit që shkoi, ndërsa pak muaj më parë ata u bënë prindër të një vajze, që e quajtën Emi.

Çifti është shumë aktiv në rrjete sociale, ku shpesh ndajnë momente me vogëlushen e tyre, por duke u kujdesur të mbajnë larg vëmendjes së mediave portretin e saj. Së fundmi, aktorja dhe moderatorja ka ndarë me ndjekësit në Instagram disa foto, ku shihet më e lumtur se kurrë krah partnerit të saj.

Më tha: E kanë vënë re të gjithë përreth që unë jam më i bukur se ti”, ka shkruar Jonida krahas fotove, duke zbuluar pjesë nga biseda me bashkëshortin.

 

View this post on Instagram

 

Me tha: – E kane vrejte krejt perreth qe une jom ma i bukur se ti @besnikkrapi 😂❤️

A post shared by Jonida Vokshi (@jonidavokshiofficial) on

Postimi ka marrë vëmendjen e ndjekësve, ku nuk kanë munguar as komentet e shumta. ” Mos ja vër re se e di që ti je ma e bukur, ai e ka nga xhelozia. Yje jeni”, ka qenë njëri prej komenteve që ka tërhequr vëmendjen. Dyshja gjithashtu ka zbuluar se janë duke shijuar pushimet në jug të vendit. /abcnews.al/