“E kam nderuar kur ishte gjallë”, Rivaldo tregon arsyen pse mungoi në funeralin e Pele

schedule14:56 - 5 Janar, 2023

schedule 14:56 - 5 Janar, 2023

Ish-ylli brazilian, Rivaldo, ka treguar pse e hodhi poshtë mundësinë për të marrë pjesë në funeralin e Peles.

Mesfushori në pension ishte një nga shumë futbollistë brazilianë që nuk mori pjesë në funeralin e legjendës pasi Pele u nda nga jeta në moshën 82-vjeçare. Besohet se më shumë se 230 mijë njerëz morën pjesë në ceremoninë mortorë në Santos, Brazil, për të nderuar vdekjen e tri herë fituesit të Kupës së Botës.

Megjithatë, Rivaldo nuk ishte njëri prej tyre pasi ai shpjegoi mungesën e tij: “Edhe sikur të isha në Brazil, nuk jam i sigurt nëse do të shkoja në ceremony edhe pse e di që Pele ishte më i miri i të gjitha kohërave. Nuk më pëlqen të bëj homazhe në këtë kohë, nuk jam kundër askujt që dëshiron ta bëjë këtë. E takova Pelen, pata disa biseda me të dhe pata rastin ta nderoj kur ishte gjallë.

Kam shfaqur dashurinë dhe admirimin tim për të në çdo moment dhe ai gjithmonë më falenderonte për këtë. Askush nuk do ta ndryshojë respektin dhe admirimin që kisha dhe vazhdoj të kem për të, pavarësisht se nuk shkova në homazhe. Nderimi më i mirë është kur është gjallë, dhe këtë e bëra dhe e kam ndërgjegjen shumë të pastër”, është shprehur Rivaldo./ h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!