“E kam ndarë mendjen”, Bale i zbulon të ardhmen trajnerit të kombëtares

schedule17:59 - 31 Korrik, 2020

schedule 17:59 - 31 Korrik, 2020

Gareth Bale nuk ka ndërmend të largohet nga Real Madrid pa i përfunduar kontrata. Sulmuesi uellsian, prej kohësh nuk është më pjesë e planeve të trajnerin Zidane, por ai do të vijojë edhe sezonin e ardhshëm të luajë me “Los Blancos”, me të cilët ka një kontratë deri në vitin verën e vitit 2022.

Daily Mirror raporton se 31-vjeçari i ka komunikuar vendimin e tij Ryan Giggs, trajnerit të Uellsit. Edhe pse e ka të qartë që do të luajë shumë pak, Bale është i vendosur t’i shkojë deri në fund kontratës që ka me kampionët e Spanjës.

Britaniku ka zbritur 20 herë në fushë këtë sezon me Realin dhe ka shënuar vetëm tre gola, shifër tepër e ulët për një lojtar të tillë. Verën e ardhshme zhvillohet Europiani dhe lojtari ka nevojë për minuta, por sërish këmbëngul të qëndrojë në Madrid, aty ku përfiton një rrogë faraonike. /abcnews.al