“E kam mbyllur, nuk do rinovoj”, Dovedan konfirmon largimin nga Bylisi

schedule10:36 - 5 Qershor, 2021

schedule 10:36 - 5 Qershor, 2021

Bylisi është zyrtarisht pa trajner. Pas përfundimit të kontratës trajneri Veljko Dovedan dhe klubi kanë vendosur të mos e vazhdojnë bashkëpunimin e tyre, duke qenë se objektivi nuk u arrit dhe Bylisi u kthye në Kategorinë e Parë.

Lajmin e largimit e konfirmon vetë trajneri për Panorama Sport, duke treguar edhe përshtypjet e lëna pas tre vitesh të suksesshme në tërësi te Bylisi. Deklarata e tij lë të kuptohet se është ndarë me ndjenja të mira me drejtuesit.

“Pas tri vitesh pune në Ballsh, kontrata ime me klubin ka mbaruar. Kështu që do të largohem nga ekipi. Mendoj se Bylisi meritonte një fat më të mirë në fund të sezonit të fundit. Kështu që verdikti final dhe përfundimi i kontratës, më bën që të iki.

Kanë qenë tri vite shumë të bukura për mua dhe për këtë dua të falënderoj presidentin dhe gjithë familjen Kapllanaj. Nuk mund të harroj të gjithë lojtarët me të cilët kam bashkëpunuar në këto vite dhe mbi të gjitha tifozët që më kanë përkrahur gjithmonë.

Bylisit i uroj gjithë të mirat në vijim dhe të kthehet sa më shpejtë në Kategorinë Superiore. Largohem me përshtypjet më të mira nga ai qytet, ndaj dua t’i falënderoj të gjithë”, tregon trajneri sllav. /abcnews.al