Ngolo Kante që nga viti 2015 kur mrekulloi gjithë botën, duke fituar Premier League me Leicester City, është një nga mesfushorët më të mirë në qarkullim dhe pikë e fortë për Chelsean dhe kombëtaren e tij, Francën, me të cilën fitoi Kupën e Botës tre vite më parë.
Një ditë para ndeshjes me Real Madrid, Tuchel është pyetur në lidhje me Kante dhe ka treguar një prapaskenë mjaft interesante. Ai e ka dashur Kante në secilin skuadër ku ka drejtuar.
“Ngolo është lojtari që nevojitet për të fituar trofe, kështu unë jam shumë i lumtur që e kam pjesë të skuadrës. Unë kam ëndërruar dhe luftuar ta kem këtë lojtar në secilin klub ku kam drejtuar. Tani është lojtari im dhe do provojmë të fitojmë çdo trofe, përfshirë edhe Champions League”, tregon Thomas Tuchel. /abcnews.al