Parashikuesja e pazakontë që ‘lexon’ të ardhmen me fasule: E tregojnë fatin 100 për qind, është dhunti nga zoti

schedule09:01 - 8 Nëntor, 2023

schedule 09:01 - 8 Nëntor, 2023

Suada Abazi nuk është një parashikuese fati si gjithë të tjerët pasi ajo ka zgjedhur një metodë ndryshe. Ajo arrin që të “lexojë” fatin nëpërmjet kokrrave të fasuleve. Në një intervistë për emisionin “ABC-ja e mëngjesit”, ajo tregoi se ka nisur që të merret me këtë ‘punë’ prej shumë vitesh, që kur ishte fëmijë.

“Kam që fëmijë por nuk e kam ditur. Më ka ardhur vetvetiu.”, u shpreh ajo për gazetarët në studio kur u pyet se kur ka nisur që të ‘lexojë’ fatin nëpërmjet kësaj mënyre. Më tej, ajo shtoi se ky parashikim është dhunti prej tokës dhe qiellit dhe se fasulet arrijnë ta parashikojnë fatin 100 për qind.

“Çdo herë kam kontakt me njerëzit dhe kur shikoj një njeri që ka ndonjë problem, i them a mundem të të ndihmoj se po shoh çfarë ke.”, shtoi Suada, e cila nisi që të lexonte fatin edhe për gazetaren e emisionit, Fabjola Demirneli.

“Për nga dashuria nuk është se s’ke fat por thjesht nuk je interesuar të gjesh të duhurin. Sepse së pari ke karrierën, një rrugëtim në një tjetër vend por zhvillimi i suksesit tënd është viti 2024 dhe muaji prill.”, i tha mes të tjerash gazetares./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!