E ka radhën pas Ukrainës, ministri i Jashtëm i Tajvanit: Kina po studion strategjinë e Rusisë

schedule13:36 - 7 Mars, 2022

schedule 13:36 - 7 Mars, 2022

Ministri i Jashtëm i Tajvanit, Joseph Wu tha se Pekini po vëzhgon nga afër ngjarjet në Ukrainë për të ndjekur ndoshta të njejtën strategji  ndaj Tajvanit, shkruan CNN

“Ndërsa ngjarjet në Ukrainë përparojnë, ne po monitorojmë me shumë kujdes se çfarë veprimesh mund të marrë Kina kundër Tajvanit,” tha Wu gjatë një konference për shtyp të hënën.

Liderët kinezë mendojnë se reagimi perëndimor ndaj agresionit rus është i dobët dhe jo koherent dhe nuk ka asnjë ndikim. Kinezët mund ta cilësojë këtë si diçka pozitive ndaj interesave të saj”, shtoi ai.

Analistët kanë vënë në dukje disa paralele midis planeve të Rusisë për Ukrainën dhe frikës për të ardhmen e Tajvanit – një vend demokratik që Partia Komuniste e Kinës e pretendon si pjesë të saj  dhe nuk e ka përjashtuar mundësinë e marrjes së ishullit.

Wu, gjatë një konference për shtyp, kur një gazetar i CNN  e pyeti në lidhje me hapat shtesë që Tajvani po ndërmerr për të ndihmuar Ukrainën, ai tha se kriza në Ukrainë mund të nxisë Kinën të ndërmarrë veprime të ngjashme.

Wu tha se bota ka parë një “rritje të  autoritarizmit”, duke përmendur deklaratën e përbashkët të lëshuar nga Kina dhe Rusia muajin e kaluar.

“Presidenti Xi Jinping ka folur gjithashtu për përtëritjen e kombit kinez, duke përfshirë ndërtimin ushtarak rreth Kinës,” përfundoi Wu.

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!