Një 21 vjeçar ra në prangat e policisë së Tiranë këtë të premte pasi tregonte bombola të kontrabanduara që përmbajnë lëndë të rrezikshme për shëndetin, të mbushura me azot. Arjan Toçi i reklamonte ‘tullumbacet’ në rrjetet sociale duke bërë thirrje për t’i blerë ato, në tabakinon e tij.
Në tabakinon e tij u gjetën dhe sekuestruan edhe bombola të tjera, të cilat i riu i kishte futur ilegalisht në doganë. Për arrestimin reagoi edhe ministri i Brendshëm, Taulant Balla, i cili tha se kjo substancë është e rrezikshme dhe do të ketë konsultim me ekspertë për të parë si do veprohet me të.
Lidhur me përdorimin e kësaj droge të re, që po gjen hapësirë nëpër lokalet e natës, pati paralajmëruar edhe eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço. I ftuar në emisionin “Bardh a Zi” në ABC News, eksperti theksonte se kjo lloj droge e ka nxjerrë jashtë loje hashashin dhe se shkakton dëme neurologjike.
“E keni vënë re edhe në këto diskotekat tona që shiten disa tullumbace. Të rinjtë i marrin, thithin gazin dhe më pas fillojnë qeshin. Për një 10 minutësh janë jashtë realitetit komplet. Janë tullumbace me nitro oksid. Nuk është se krijon varësi por duke e përdorur shumë, krijon në mënyrë të jashtëzakonshme dëmtime neurologjike. Rinia s’do ta përdorë hashashin se mban erë dhe identifikohen. Kurse për këtë nuk dënohesh. Shitet me bombolat e mëdha. Efektin e ka toksik“, theksoi asokohe Karamuço.
View this post on Instagram
/abcnews.al