E ka mbajtur të fshehtë jetën private, zbulohet lidhja e “Doktor Fermanit” me aktoren e njohur

schedule15:40 - 17 Prill, 2021

schedule 15:40 - 17 Prill, 2021

Aktori Onur Tuna, i cili është bërë i njohur për publikun shqiptar përmes rolit të doktor Fermanit në serialin “Doktori i Mrekullive”, është ndër më të komentuarit e momentit.

Mirëpo, pavarësisht këtij fakti, ai mundohet që jetën private ta mbajë gjithmonë diskrete. Megjithatë, duket se këtë herë Onur nuk ja ka dal, pasi mediat vendase po raportojnë se Tuna është në një lidhje me aktoren Elif Dogan. Kjo e fundit ka luajtur dikur në një nga serialet më të ndjekur “Çukur”.

 

I pyetur sesi është në dashuri, Onur ka treguar: “Unë jam i çmendur dhe xheloz. Por nuk jam si ata që thonë ‘Nuk mund të veshësh këtë apo atë’. Unë thjesht jam kurioz dhe mendoj se edhe vajzat e pëlqejnë këtë. Mendoj që një lidhje prandaj krijohet, që ti t’i përkasësh dikujt dhe ajo ty. Nuk është e lehtë të krijosh një lidhje”./abcnews.al