Taylor Swift është një ndër këngëtaret më të suksesshme më famë botërore, por kur bëhet fjalë për jetën personale është treguar gjithmonë shumë e rezervuar. Këngëtarja e hitit “Blank Space” ka dhënë së fundmi një intervistë për “Rolling Stone”, ku ka folur për herë të parë për romancën me Joe Alwyn.
Swift po fliste për këngën e saj “Peace”, teksa zbuloi se ky projekt ka të bëjë më jetën e saj private, ndërsa tregoi se si e ka frymëzuar marrëdhënia e saj me aktorin britanik. Kënga i drejtohet Alwyn, i cili ka vendosur të jetë pranë saj edhe nëse nuk do t’i duhet të mos ndihet në paqe për shkak të famës së këngëtares.
“Unë mendoj se duke e njohur atë dhe duke qenë në një marrëdhënie, patjetër që kam marrë vendime që e kanë bërë jetën time të jetë reale dhe më pak se thjesht një rrëfim për t’u komentuar nga tabloidet.
Pavarësisht se çfarë vendos se ku do të jetosh, me kë të shoqërohesh, kur të mos bëj një foto – ideja e privatësisë është kaq e çuditshme kur përpiqesh të shpjegosh, por në të vërtetë po përpiqesh të gjesh copat e normalitetit. Kjo është ajo që flet “Peace”. A do të ishte e mjaftueshme nëse unë nuk do ta arrija plotësisht normalitetin që dëshirojmë të ty?“, thotë këngëtarja. /abcnews.al