“E infektuar me koronavirus, ministrja Donika Gërvalla në gjendje të rëndë shëndetësore”

schedule18:17 - 2 Shtator, 2021

schedule 18:17 - 2 Shtator, 2021

Ministrja e Punëve të Jashtme në Kosovë raportohet të jetë në gjendje të rëndë shëndetësore për shkak të koronavirusit. Lajmin e bën të ditur Portali Metro duke cituar burime nga Ministrja e Punëve të Jashtme ndërsa thuhet se Donika Gërvalla po trajtohet në Gjermani.

Lajmi është shpërndarë edhe nga mediat e tjera. Por, për këto raportime nga zyra për media e kësaj ministrie nuk ka ende një përgjigje. Gazeta Express ka folur zëvendësministrin Kreshnik Ahmeti dhe me Blerta Aliun nga zyra e Gërvallës, por asnjëri s’ka pranuar që të jap informacione për këtë çështje.

I pyetur nëse Gërvalla ndodhet në Kosovë, Ahmeti ka sugjeruar që për këtë punë të pyetet Aliu, e cila po ashtu nuk ka pranuar të flasë dhe dhe ka mbyllur telefonin. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!