E infektuar me Covid, 24-vjeçarja në Kosovë humb jetën vetëm pak ditë pasi lindi foshnjën

schedule07:51 - 9 Prill, 2021

schedule 07:51 - 9 Prill, 2021

Një nënë e re e infektuar me Covid ka humbur jetën pasi ka sjellë në jetë foshnjën e saj.

Mjekët në spitalin QKUK-së në Kosovë bëjnë me dije se 24 vjeçarja ka pasur probleme me frymëmarrjen kjo ka bërë që mjekët ta operojnë dhe të sjellin në jetë foshnjën e saj.

Siç njofton drejtori i Klinikës së Gjinekologjisë, Jakup Ismaili foshnja është në gjendje të mirë shëndetësore.

 

“Ajo ka ardhur me COVID tek ne dhe në javën e 34-të është dashur ta operojmë për shkak se kishte probleme me frymëmarrjen”, ka thënë Ismaili.

Gjithashtu me 23 mars një tjetër grua e cila kishte lindur foshnjën e saj ka humbur jetën për shkak të Covid. /abcnews.al