E imiton te Kosherja, Plovishti thirrje publike Adi Krastës: Dëshiroj të luajmë një numër bashkë

schedule22:35 - 26 Shkurt, 2022

schedule 22:35 - 26 Shkurt, 2022

Juxhin Plovishti padyshim është një ndër talentet më të spikatur të spektaklit të humorit Kosherja në Abc. Një ndër rolet më me zë të këtij aktori është ai i gazetarit Adi Krasta. Plovishti i ftuar në Abcnews.al nga gazetari Ermal Vaka u shpreh që e kishte takuar Krastën përball dhe në intervistë i bën ftesë gazetarit të mirënjohur që luaj një numër me të te Kosherja.

Ke pasur një takim me Krastën mbas imitimit?

 

Po e kam takuar dhe kam shumë dëshirë t’i bëj një thirrje publike: “Të vish të lutem që të bëjmë një numër bashkë”.

Një ftesë publike për tek Kosherja Krastës. Kjo ka qenë ftesa që aktori Juxhin Plovishti i bëri gazetarit të mirënjohur Adi Krast-ës nëpërmjet intervistës në abcnews.al. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!